Copryght: By Rreart xxat1.x@msn.com

www.malisheva.tk www.degjo-mp3. . Na Vizitoni Perseri
 

  Kuriozitete


`Nëse mendoni se jeni të çuditshëm, se sjellja juaj konsiderohet si absurde nga ata që ju rrethojnë, apo keni anomali të ndryshme, atëherë duhet të lexoni patjetër për këta njerëz. Dhjetë personat e listuar janë konsideruar si "të çuditshmit e më të çuditshmëve". Njerëz të tillë, rrallë gjen mbi tokë. Pasi të keni lexuar për secilin prej tyre, do të ndiheni shumë më mirë për veten dhe nuk do t‘ju bëjë përshtypje ajo që të tjerët mendojnë. Pjesa më e madhe e tyre e dinë që janë të ndryshëm, që konsiderohen si të sëmurë mendorë nga një kategori e caktuar, por nuk lejojnë që ky fakt t‘i dekurajojë. Ata e konsiderojnë çuditshmërinë e tyre si talent, dhunti. Për t‘u theksuar është se të gjithë këta janë meshkujt.
_________________
Ngoc: Tri dekada pa gjumë

64-vjeçari Thai Ngoc vuan nga pagjumësia që nga mbrëmja e vitit 1973, kur kaloi ethe të forta. Ai ka numëruar një numër të pakufizuar delesh gjatë 11.700 netëve të njëpasnjëshme. "Nuk e di nëse pagjumësia ka ndikuar në shëndetin tim apo jo. Doktori thotë se jam për bukuri, me përjashtim të mëlçisë dhe punoj normalisht si të tjerët", thotë Ngoc. Ai mban në kurriz çdo ditë 50 kilogramë çanta me plehra, duke i transportuar për katër kilometra. Gruaja e tij thotë se gjatë ditës kujdeset për derrat dhe pulat, ndërsa natën punon si roje. Gjatë netëve të të tre muajve ka hapur liqene artificiale për të rritur peshq.
Bhgat: Mban vëllain binjak në stomak

Sanoju Shagat dikur ka pasur një stomak të fryrë, që dukej sikur ishte nëntë muajsh shtatzënë dhe merrte frymë me vështirësi. Indiani Shagat thotë se është ndjerë i ndërgjegjshëm gjatë gjithë jetës së tij se kishte bark jashtë normales. Por një mbrëmje, në qershor të vitit 1999, problemi i tij u përkeqësua edhe më shumë. Doktorëve iu desh të nxirrnin nga stomaku i tij trupin e vëllait binjak. Ai vuante nga një anomali ndër më të çuditshmet në botë, fetusi brenda fetusit. Një anomali e rrallë, ku fetusi i zënë kurth mbijeton dhe rritet derisa doktorët të ndërh

Hokoi: 28 vite i fshehur pas Luftës së Dytë Botërore

Shoichi Yokoi ishte një ushtar i ushtrisë perandorake japoneze më 1941-n dhe u dërgua në Guam menjëherë pas atij viti. Në vitin 1944, forcat amerikane ripushtuan ishullin dhe Yokoi u fsheh. Në janar të vitit 1972, ai u zbulua në një pjesë të largët të ishullit Guam nga dy banorë të ishullit. Për 28 vite ai qëndronte i fshehur në një shpellë në xhungël, pasi kishte frikë të dilte, edhe pse kishte gjetur broshura që shkruanin se Lufta e Dytë Botërore kishte mbaruar. "Më vjen shumë turp që jam kthyer i gjallë nga lufta", tha ai kur u kthye në Japoni, me pushkën ndryshkur ende mbi shpatulla.

Mehkan: Jeton në aeroport që në vitin 1988

Mehkan Karimi Nasseri, i njohur si Sur Alfred Mehkan, është një refugjat iranian, i cili po jeton në sallën e pritjes së terminalit të aeroportit "Sharl de Gol" që më 8 gusht të vitit 1988. Pasi u burgos, u torturua dhe u dëbua nga vendi i tij, ai kërkoi azil në shumë vende evropiane, por pa fat. Ai vendosi të shkojë në Mbretërinë e Bashkuar, por ata e kthyen në aeroportin "Sharl de Gol", pasi nuk kishte dokumentacionin e duhur. As në Francë nuk mund të vërtetonte statusin e refugjatit, prandaj u zhvendos në zonën

Provo Pak eshte faqe Privatee ketu do te keni shum gjera ku si kenipar tjeter kund. prandaj Vizitoni ate plotesisht
www.malisheva.tk kjo eshte nje webfaqe zbavitese. Mund te gjeni SMS, Chat, Mp3, Video Klipe, Radio, Tv Live, Big Brother, Chate Private, Foto Slide, Kontakti jon, Pa Paswordd. Ndihma te SHpejta Dhe ShumBefas te Reja
www.degjo-mp3.tk . . . Faqe ku mund te degjoni Muzik Te pandegjuar Ndonjeher. Ja Vlen qe ta vizitoni .
Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
free counters This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free